Vjeshta karakterizohet me shiun dhe rënien e temperaturave.
Për shumë njerëz, kjo kohë e vitit paralajmëron ndjenjën e “kthimit në shkollë” dhe kohën e mbështjelljes me një batanije në divan.
Të tjerët, mund të ndihen të dobët për shkak të ajrit të ftoftë dhe netëve të shkurtra, shkruan The Sun.
Por, ka disa mënyra për të qëndruar pozitiv gjatë ndryshimit të sezonit:
Dil jashtë
Shëtitjet, veçanërisht rreth mesditës mund të jenë efektive në zvogëlimin e stresit.
Një sondazh tregon se për njerëzit me probleme të shëndetit mendor kalimi i kohës jashtë ishte mënyra më e popullarizuar për të përballuar ndryshimet dhe presionet e ndryshimit të stinëve.
Bëhuni aktiv
Aktiviteti fizik mund të jetë gjithashtu shumë efektiv në ngritjen e humorit tuaj dhe rritjen e niveleve tuaja të energjisë.
Nuk duhet të jetë asgjë veçanërisht e rëndë bërja e punëve të shtëpisë, kopshtaria ose dalja në shëtitje.
Investoni në një llambë SAD
Preferohet që ia vlen të provoni një llambë SAD, e cila imiton rrezet e diellit në ambiente të mbyllura.
Kjo mund të ndihmojë sepse mungesa e orëve të ditës gjatë vjeshtës dhe dimrit mund të ngadalësojë orën e trupit tuaj, duke ju bërë të ndiheni më të lodhur dhe të rrisë prodhimin e hormonit melatonin i cili ju ndihmon të flini.