Shega mund të integrohet në dietë në mënyrë të ndryshme ofruar shumë përfitime të rëndësishme. Por si ndikon në shëndetin tonë?
- Mbron kundër radikalëve të lirë dhe inflamacionit
Përmban tre forma të ndryshme antioksidantësh (taninet, antocianinat, acidin ellagjik) dhe aktiviteti i përgjithshëm antioksidues është 2-3 herë më i madh se ai i çajit jeshil ose verës së kuqe. Kështu, është një nga armët më të rëndësishme natyrore kundër radikalëve të lirë dhe inflamacionit.
- Furnizon me vitamina
Shega është e pasur me vitamina (A, C, E, acid folik), hekur, kalium dhe fibra, ndërsa ka një përmbajtje të ulët kalorish (82 kalori për 100 gramë) dhe përmbajtje të lartë uji (81%).
- Stimulon sistemin imunitar
Falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë që forcojnë sistemin imunitar (siç është vitamina E) mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve dhe përshpejtimin e shërimit nga ftohja e zakonshme.
- Mbron shëndetin e zemrës
Shega ul presionin e lartë të gjakut, gjë që rrit shanset për një sulm në zemër. Në të njëjtën kohë, ajo parandalon oksidimin e kolesterolit “të keq” (LDL), i cili është një faktor serioz rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, dhe ka dëshmi se zvogëlon nivelet e kolesterolit total dhe “të keq” në pacientët diabetikë me hiperlipidemi.
- Lufton plakjen e lëkurës
Vitaminat, acidi folik dhe kaliumi që gjenden në shegë, janë substanca thelbësore për ruajtjen e një lëkure të freskët. Në të njëjtën kohë, përmbajtja e tij jashtëzakonisht e lartë e polifenoleve, lufton plakjen e parakohshme. Ekstrakti i shegës ka veti astringente, shtrëngon poret dhe është efektiv në heqjen e yndyrës së tepërt nga lëkura.