Një ekuipazh prej katër astronautësh kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), konfirmoi Agjencia Hapësinore Aamerikane (NASA).
”Kapsula e ‘Crew Dragon Endeavour’ që mbante astronautët amerikanë Thomas Marshburn, Raja Chari dhe Kayla Barron dhe kolegun e tyre gjerman, Matthias Maurer u ankorua në stacionin hapësinor pas një udhëtimi afërsisht 20 orësh”, thanë nga NASA.
Katër astronautët u ngritën nga Kejp Kanaveral, në bregun qendror të Floridës të mërkurën në mbrëmje.
Ata i bashkohen astronautit të NASA-s Mark Vande Hei dhe kozmonautëve rusë Oleg Nowizki dhe Pyotr Dubrov, të cilët kanë qenë në ISS që nga prilli.
Nisja e fundit fillimisht ishte planifikuar për fundjavën e fundit në tetor, por u vonua disa herë: fillimisht për shkak të motit, më pas për shkak të një problemi të vogël mjekësor me një nga anëtarët e ekuipazhit./DPA