Ballina E spikatur Mbërrin në Stacionin Hapësirës ekuipazhi me katër astronautë

Mbërrin në Stacionin Hapësirës ekuipazhi me katër astronautë

Një ekuipazh prej katër astronautësh kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), konfirmoi Agjencia Hapësinore Aamerikane (NASA).

Kapsula e ‘Crew Dragon Endeavour’ që mbante astronautët amerikanë Thomas Marshburn, Raja Chari dhe Kayla Barron dhe kolegun e tyre gjerman, Matthias Maurer u ankorua në stacionin hapësinor pas një udhëtimi afërsisht 20 orësh”, thanë nga NASA.

Katër astronautët u ngritën nga Kejp Kanaveral, në bregun qendror të Floridës të mërkurën në mbrëmje.

Ata i bashkohen astronautit të NASA-s Mark Vande Hei dhe kozmonautëve rusë Oleg Nowizki dhe Pyotr Dubrov, të cilët kanë qenë në ISS që nga prilli.

Nisja e fundit fillimisht ishte planifikuar për fundjavën e fundit në tetor, por u vonua disa herë: fillimisht për shkak të motit, më pas për shkak të një problemi të vogël mjekësor me një nga anëtarët e ekuipazhit./DPA