A munden erëzat e barishtet ta ulin presionin e gjakut?

Hipertensioni i patrajtuar rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, si sulmi në zemër, goditje në tru, dështimi i zemrës, sëmundjet e veshkave, humbja e shikimit dhe dëmtimi i enëve të gjakut.

Udhëzimet dietike për uljen e presionit të gjakut përfshijnë reduktimin e marrjes së kripës. Udhëzimet Dietike për Amerikanët rekomandojnë përdorimin e barishteve dhe erëzave në vend të kripës për t’i dhënë shije ushqimit.

Ekspertët dinë më pak për efektet shëndetësore të bimëve dhe erëzave sesa për ato të kripës. Megjithatë, disa studime kanë treguar se barishtet dhe erëzat mund të zvogëlojnë lipeminë – tepricën e lipideve në gjak – hipergliceminë dhe stresin oksidativ.

Ata zbuluan se një nivel më i lartë i bimëve dhe erëzave në ushqim reduktonte leximet 24-orëshe të presionit të gjakut.

“Në të vërtetë, efektet në uljen e presionit të gjakut të bimëve dhe erëzave në një dietë mesatare perëndimore ishin befasuese për mua”, tha për Medical News Today Profesoresha Penny Kris-Etherton, një nga autoret kryesore të studimit.

Ne [tashmë dimë] për efektet e shumë faktorëve të stilit të jetesës, veçanërisht faktorëve dietikë, që mund të rrisin presionin e gjakut – si natriumi, alkooli dhe kafeina – dhe të tjerë që mund të ulin presionin e gjakut, si kaliumi, magnezi dhe kalciumi, […] humbja e peshës, aktiviteti fizik dhe disa vitamina, duke përfshirë folatin dhe vitaminën D kur marrja është e ulët, por efektet e bimëve dhe erëzave në uljen e presionit të gjakut janë të reja!

Për sa i përket bimëve dhe erëzave,” vazhdoi ajo, “nuk ka pasur një provë klinike që tregon përfitime në uljen e presionit të gjakut deri në studimin tonë” \Klankosova.tv.