Aeroplani elektrik Rolls-Royce thyen rekord të shpejtësisë

Elektrifikimi i mjeteve udhëtuese përkatësisht i industrisë së automobilave po merr ritëm duke lënë gjurmë. Kjo dëshmohet edhe nga Rolls-Royce, kompania që duket se po bën hapa drejt procesit të elektrifikimit të industrisë së aviacionit.

Aeroplani me bateri i Rolls-Royce ka arritur një shpejtësi maksimale prej 622 kilometra në orë, gjë që mund ta bëjë atë më të shpejtin në botë. Fryma e Inovacionit arriti mesatarisht 555 kilometra në tre kilometra, duke mposhtur rekordin ekzistues me 212 kilometra në tre kilometra sepse arriti 531 kilometra në një distancë 15 km.

Rezultatet do të duhet të jenë të stampuara nga FAI organi global që certifikon të dhënat për fluturimin.

Warren East, shefi ekzekutiv i Rolls-Royce, tha: “Të arrish rekordin e shpejtësisë botërore është fantastike”.

Aeroplani fuqizohej nga një motor 400 kw (500 kuajfuqi) me një paketë baterie për të cilën Rolls-Royce thotë se ka densitetin më të mirë të fuqisë.

Pengesa kryesore për përdorimin e baterive si burim energjie në avionë është pesha e tyre. Sistemi i energjisë peshon 700 kg, ndërsa korniza e ajrit është 300 kg të tjera. Megjithatë, çdo vit po bëhet përparim.

Rolls-Royce shpreson të përdorë teknologjinë në avionë më të vegjël që mund të përdoren si taksi ajrore, duke transportuar një pjesë të vogël të pasagjerëve në distanca rreth 160 kilometra pa emetim dhe me shumë pak zhurmë./Motilokal.com