Aplikacioni i realitetit virtual që ndihmon në qetësimin mendor

Realiteti virtual është bërë i zakonshëm në lojërat online, por po përdoret gjithashtu në një fushë tjetër, meditimin. Nëpërmjet një aplikacioni të ri të realitetit virtual, i quajtur “Tripp” synohet që njerëzit të mund të gjejnë një mënyrë për t’u qetësuar.

“Unë kam punuar në industrinë e videolojërave për një kohë të gjatë dhe interesi im për teknologjinë buroi hap pas hapi, duke u përshirë tek videolojërat”, thotë Nanea Reeves, drejtuese e kompanisë “Tripp”

Reeves, e cila mësoi meditimin nga një terapist, thotë se ishte frymëzuar për të krijuar një aplikacion për mirëqenien mendore duke përdorur realitetin virtual.Ajo thotë se u ndje e qetë mendërisht kur provoi kufjet e Facebook-ut, “Oculus VR”.

Tani kompania e saj “Tripp” ka krijuar format e veta të realitetit virtual, që i ndihmojnëpërdoruesve të përqendrohen shpejt, apo dhe të meditojnë.

“Tripp” ofron mbi 30 mjedise virtuale, video 360 gradë dhe grafika të animuara. Po ashtu ka edhe “audio binaurale” që prodhojnë tinguj në frekuenca të ndryshme për secilin vesh, një ndjesi që Reeves thotë se ndihmon me stresin dhe ankthin.

Pritam Tara, një instruktore joge e cila gjithashtu është pjesë e kompanisë “Tripp”, thotë se aplikacioni për realitetin virtual po përdoret nga njerëz të shumtë, që nuk kishin medituar kurrë më parë.

“Me të vërtetë ky aplikacion po përdoret më shumë nga ata që kanë mundësi t’i kenë këto paisje”, thotë ajo.