ASK: Në vitin 2020 në Kosovë janë ricikluar 3.882 ton mbeturina

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë viti 2020 në Kosovë janë ricikluar 3.882 ton mbeturina, ndërsa sasia e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara 450.229 ton, rritje kjo 0.03 për qind krahasuar me 2019.

Sipas rezultateve të Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për 2020, ASK tregon se sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 968 ton. Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje për 2020 ishte: metalet (27 për qind), mbeturinat nga plastika (47 për qind), mbeturinat spitalore (20 për qind), mbeturinat e letrës dhe kartonit (6 për qind).

Sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare regjionale në vitin 2020 ishte 445,449 ton/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2019, ka një rënie të lehtë prej 0.02 për qind.

Ndryshe, Anketa e Mbeturinave të Trajtuara ka për qëllim grumbullimin e të dhënave statistikore nga bizneset, që merren me trajtimin e mbeturinave, sigurimin e të dhënave të qëndrueshme statistikore dhe krijimin e serisë kohore për mbeturinat e trajtuara./Motilokal.com