Çaj me lëkura të portokallit

Sipas të dhënave të AgroWeb lëkura e një portokalli ka dy herë më shumë vitaminë C se sa pjesa e brendshme, gjithashtu tek ajo gjenden nivele të larta të vitaminës B6, kalciumit, magnezit dhe kaliumit.

Flavonoidët që gjenden tek lëkura kanë vlera anti kancerogjene dhe anti inflamatore.

Lëkurat e portokallit janë përdorur për mijëra vjet nga mjekësia popullore për mbajtjen e organizmit shëndetshëm.

Lëkurat e portokallit janë fantastike në formën e çajit.

Përfitimet Shëndetësore nga Çaji i Lëkurave të portokallit

Çaji i lëkurave të portokallit është i pasur me vitaminë C, ai përmban një sasi të konsiderueshme pektine e cila ndihmon në uljen e kolesterolit. Ky çaj fantastik është një agjent i fuqishëm anti inflamator, ndihmon në uljen e presionit të gjakut, ndihmon në qendrueshmërinë e nivelit të insulinës, fuqizon sistemin imunitar dhe shëron një sërë komplikacionesh shëndetësore.

Lëkura e portokallit shërbejnë si një agjent i fuqishëm anti inflamator që ndihmon në lehtësimin e artritit apo dhimbjes së kyçeve.

Gjithashtu çaji nga lëkurat e portokallit ndihmon në qendrueshmërinë e nivelit të sheqerit në gjak duke ndihmuar personat që vuajnë nga diabeti.

Ky çaj ka veti fantastike në lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe migrenës.

Nëse konsumohet i ngrohtë, çaji i lëkurave të portokalli ndihmon jashtëzakonisht në lehtësimin e simptomave të gripit, virozave dhe të ftohtit.

Falë vitaminës C, lëkurat e portokallit përshpjetojnë rigjallërimin e organizmit të drobitur nga i ftohti.

Përgatitja e çajit

  • Hidhni lëkurat e thata ose të njoma sipas masës më sipër në një ibrik sipas masës më sipër dhe lërini të zjejnë.
  • Pasi i hiqni nga zjarri lërini rreth një orë në mënyrë që lëkurat e portokallit të lëshojnë gjithë vlerat e tyre.
  • Përdorni një kullesë kuzhine në momentin që hidhni çajin në filxhan.
  • Sipas preferencës mund t’i shtoni një lugë mjaltë.