Monday, September 20, 2021
Ballina E spikatur “Microsoft” ka prezantuar sistemin e ri Windows 11

“Microsoft” ka prezantuar sistemin e ri Windows 11

Sipas kompanisë ky sistem i ri operativ do të jetë nisja e “gjeneratës tjetër” e përvojës virtuale. Me ndryshimet e fundit tashmë të gjitha aplikacionet që janë në Play Store mund të shkarkohen dhe në Windows 11.

Këto ndryshime do të lejojnë të gjithë përdoruesit që të kenë mundësi për lojëra dhe programe për punë, njësoj si në sistemin operativ të Apple, Mac. Panos Panay, menaxheri i Microsoft, premtoi disa ndryshime për shpejtësinë dhe sigurinë e këtij sistemi të ri, pasi përdoruesit e Windows gjithmonë kanë pasur ankesa.

Micrsoft në faqen zyrtare bën me dije se përmirësime do të ketë dhe në menunë Start, e cila do të ketë më shumë mundësi për të gjithë përdoruesit. Po ashtu përmirësime do të ketë dhe Microsoft Edge, dhe tashmë do të jetë më e lehtë gjetja e informacioneve argëtuese dhe shkarkimi i të gjitha programeve që doni.

Windows 11 , për sa i përket lojërave do të ketë një bashkëpunim me Xbox GamePass, duke ju dhënë mundësinë e përdorimit të mbi 100 lojërave për të gjithë përdoruesit.

Në fund Microsoft sqaron se përdoruesit e Windows 10 mund të shkarkojnë falas sistemin e ri Windows 11, kur ai të jetë i disponueshëm për të gjithë.