Duhen edhe 6 ditë nga nisja e Olimpiadës së Tokios, e shtyrë me një vit për shkak të pandemisë.
Lojërat e Olimpiadës së 32-të do të mbahen në Tokio, Japoni nga 23 korriku në 8 gusht. Diferenca e orës me Shqipërinë është 7 orë, ose thënë ndryshe, kur në kryeqytetin japonez është ora 19:00 e pasdites, te ne është mesditë.
Fillimisht Lojërat u përcaktuan për tu luajtur nga 24 korriku në 9 gusht 2020, para se të bëhej shtyrja për shkak të Coronavirusit.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 23.00 të 23 korrikut me orën shqiptare, ndërsa ajo e mbylljes në 8 gusht në të njëjtën orë.
Natyrisht që ndryshimi i orës me Japoninë nuk na favorizon, shumë medalje do të dorëzohen gjatë natës shqiptare ose në orët e para të mëngjesit, por nuk do të jetë gjithmonë kështu, pasi për shembull nëse finalja e basketbollit të meshkujve do të nisë në 4.30 të mëngjesit, finalja e 100 metrave për femra nis në orën 14:50.
Pothuajse asnjë event nuk do të nisë para mesnatës shqiptare dhe shumë pak do të mbarojnë pas orës 15.00 të pasdites.