Çfarë duhet të dini rreth depresionit?

Depresioni është një sëmundje e zakonshme me më shumë se 300 milion persona të prekur në të gjithë botën. Depresioni dallon nga episode afat shkurtër të luhatjeve të humorit dhe reagimet emocionale ndaj sfidave të jetës së përditshme. Depresioni shkaktohet si pasojë e ndërveprimeve komplekse të faktorëve social, psikologjik dhe biologjik, (Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, 2017).
Depresioni është një sëmundje, e cila përfshin jo vetëm mendjen dhe trurin por të gjithë trupin duke prekur mënyrën e të ushqyerit, gjumit, ndjenjave rreth vetes dhe mendimeve ndaj të tjerëve dhe ngjarjeve. Nuk është një fazë e zakonshme kalimtare e gjendjes së mendjes si dhe nuk është një “dobësi” e karakterit që dikush mund të “dalë” vetë.
Në përgjithësi, kushdo mund të preket nga depresioni: burra dhe gra të fushave dhe profesioneve të ndryshme dhe në të gjitha fazat e jetës. Edhe ata të cilët në dukje kanë një jetë të “lirë” dhe të kënaqshme mund të përjetojnë depresion.
Depresioni mund të trajtohet. Nëse mendon se vuani nga depresioni, kërkoni ndihmë.