Çmimi “Mësuesi Global 2021”

Çmimi “Global i Mësuesit” është një çmim që vlerëson arritjet në këtë profesion.

Kandidatët zgjidhen nga një panel ndërkombëtar i mësuesve, ekspertëve të arsimit, zyrtarë publikë, sipërmarrës dhe drejtues nga arti dhe shkenca.

Një mësuese nga shteti i Merilendit fitoi një çmim prej një milion dollarësh, për ndihmën që ajo ka dhënë për nxënësit e familjeve të varfra emigrante.

Sipas jurisë, Keishia Thorpe ka transformuar jetën e shumë nxënësve në Merilend, një shtet i larmishëm racor, me shumë familje që luftojnë për të përballuar jetesën.

Ajo gjithashtu ka grumbulluar fonde për studentët në mbarë botën me organizatat bamirëse “US Elite” dhe “Annual Scholarship” and “Athletic Convention”, ku trajnerët e kolegjit informojnë studentët-atletë ekonomikisht të pafavorizuara për pranimet në kolegj.

Thorpe thotë se është shumë e lumtur për fitimin e çmimit:

“Në fakt lajmi ishte shumë emocionues për mua, por ishte padyshim një moment krenarie që pata mundësinë ta ndaj edhe me familjen time”, thotë ajo.

Çmimi i dytë prej 100,000 dollarësh iu dha një të riu nga Sierra Leone, i cili zbuloi një mënyrë për të transformuar energjinë kinetike në energji elektrike për nxënësit e shkollave në vendin e tij. Çmimet u shpallën në një ceremoni virtuale në selinë e UNESCO-s në Paris