Comodita Home organizon festivalin madhështor të zbritjeve

Brendi më i njohur për produktet e shtëpisë “Comodita Home”, organizon festivalin madhështor të zbritjeve duke i përfshirë të gjitha kategoritë e produkteve shtëpiake si: produktet e gjumit, kuzhinës, servimit, banjos dhe aksesorëve të ndryshëm.

Nga data 5 deri më 10 Korrik, ju do të shijoni magjinë e festivalit duke u argëtuar me çmimet më të lira dhe produktet më të mira në treg.

Bëhu edhe ti pjesë e paradës së ngjyrave dhe teksturave, duke përfituar nga zbritja sensacionale në produktet si: dyshekë me fortësi të ndryshme, jastëkë, jorganë, batanije, set çarçafësh e shumë produkte tjera që ju ofrojnë komoditetin optimal për një gjumë sa më të mirë.

Që kuzhinës tuaj të mos i mungoj asgjë kur gatuani dhe
tryeza juaj të duket e mrekullueshme, ju gjeni produkte me extra zbritje në
sete pjatash me dizajne nga më të ndryshmet, sete lugësh, enë gatimi,
aksesorë kuzhine, pajisje elektrike etj. Por jo vetëm, në kohën kur udhëtoni më
së shumti Comodita Home ka menduar për ju që çantat e udhëtimit t’i përfitoni
me çmimet më të favorshme.

Për 6 ditë e 6 netë rresht, kënaqu me ekperiencen e
blerjes dhe shijo shtëpinë tënde me produktet më fantastike në treg. Nuk është
vetëm zbritje, nuk i dedikohet vetëm disa produkteve, prandaj ka marrë emrin
“Festivali i zbritjeve” dhe ju do të befasoheni me ofertat në produktet e
shtëpisë që i keni ëndërruar.