Singapori, si përpjekje për t’i kthyer njerëzit në normalitet, bëhet vendi i parë në botë, që ndaloi numërimin e rasteve të infektuara me koronavirus

Singapori është bërë vendi i parë në botë, që ndaloi numërimin e rasteve të infektuara me koronavirus, kjo si një përpjekje për t’i kthyer njerëzit në normalitet.

Mediet e huaja shkruajnë se qeveria dëshiron të trajtojë koronavirusin, ndërsa administron gripin. Vendi i Azisë Juglindore, me një popullsi prej vetëm 5.7 milionë banorë, ka regjistruar 36 vdekje dhe 62,617 raste të infektuara që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Për 18 muaj, autoritetet shëndetësore kishin vendosur kufizime të rënda.

Për qeverinë e këtij vendi, shpresa është të lejojë njerëzit “të vazhdojnë jetën e tyre” duke hequr rregulla të ashpra dhe duke kontrolluar virusin me mjete të tjera, të tilla si vaksinimi masiv dhe trajtime më të mira.