Wednesday, September 22, 2021
Ballina E spikatur Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Real Madrid

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Real Madrid

CR7 ka shkruar historinë me Realin. Ka fituar katër trofe të UEFA Champions League, ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje – është golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari dhe shoku i ngushtë i Cristiano Ronaldos, Edu Aguirre.

Ancelotti e dëshiron CRISTIANO RONALDO në Real MADRID”, tha Edu në ‘El Chiringuito de Jugones.

Ai gjithashtu deklaroi se edhe futbollistët do të ishin të kënaqur nëse CR7 kthehet në Madrid.

Sipas Edu, Ancelotti tashmë ka folur me përfaqësuesit e lojtarit dhe është duke insistuar që Ronaldo të kthehet në Madrid.

I pyetur nëse CR7 ka planifikuar gjithashtu të kthehet në Bernabeu, Edu u përgjigj: “Gjithçka mund të rregullohet”.