Deputeti shqiptar që po dridh parlamentin e Serbisë, merr një dhuratë të veçantë

Shaip Kamberi është deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, që vazhdimisht bën bujë me deklaratat e tij në mbrojtje të shqiptarëve.

Ai sot ka pranuar një dhuratë të veçantë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se dizajnerja Valdete Qerimi i ka dhuruar një flamur kombëtar kuq e zi, i cili është punim dore, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Simbolet janë karakteristikë e identitetit. Shumë i nderuar me dhuratën (punim dore) nga dizajneria me perspektivë Valdete S. Qerimi. Flamuri kombëtar, përveç historisë e identitetit ka reflektuar edhe angazhimin për të ardhmen.