Ballina E spikatur DIABETI DOBËSON KOCKAT – ÇFARË TË KONSUMONI

DIABETI DOBËSON KOCKAT – ÇFARË TË KONSUMONI

Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim.

Ekspertët analizuan të dhënat e 3300 personave të prekur nga diabeti i tipit 1 dhe 44,000 të tjerëve të prekur nga diabeti i tipit 2. Ata matën të dhënat e nivelit të sheqerit në gjak të pjesëmarrësve për 2 deri në 3 muaj. Gjetjet treguan se të dy kategoritë e pacientëve ishin të rrezikuar nga frakturat dhe problemet me kockat. Megjithatë, rreziku i frakturave ishte më i lartë në mesin e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 1.

Konsumoni më shumë kalcium

Doza ditore është 1,200 mg kalçium në ditë për femrat dhe 1,000 mg kalçium për meshkujt. Këtë mineral mund ta merrni nga produktet organike të bulmetit, sardelet, barishtet, zarzavatet si brokoli, kumbullat e thata e të tjerë.

Më shumë vitaminë D

Vitamina D zbut rrezikun e kësaj sëmundjeje dhe e ndihmon organizmin të përthithë më shumë kalçium. Trupi prodhon vetë vitaminë D nëse ekspozohet në diell për 10-15 minuta në ditë.

Vitamina K

Vitamina K e ndihmon organizmin të prodhojë proteina për kocka të shëndetshme dhe të pakësojë sasinë e kalçiumit të nxjerrë nga trupi. Ushqimet e pasura me vitaminë K janë lakrat e vogla, ushqimet e fermentuara të bulmetit, kumbullat dhe brokoli.

Më shumë kalium 

Kaliumi neutralizon acidet që largojnë kalçiumin nga organizmi. Burimet më të mira të kaliumit janë banana, avokado, luleshtrydhet, portokalli, mango, kivi, pjeshkët, hurmat, karrotat, patatet e ëmbla, brokoli dhe speci i kuq. Doza e rekomanduar e kaliumit për të rriturit është 4,700 mg.