Ballina E spikatur GRANIT XHAKA RINOVON ME ARSENALIN

GRANIT XHAKA RINOVON ME ARSENALIN

Granit Xhaka vendos të qëndrojë te Arsenali. Edhe pse Jose Mourinho e donte me ngulm te Roma, mesfushori me origjinë shqiptare ka rinovuar kontratën me Arsenalin duke zgjatur edhe me dy vite të tjera marrëveshjen aktuale që i skadonte në 2023-in.

Roma dhe Arsenali nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin e mesfushorit të përfaqësueses zvicerane dhe “topçinjtë” për të mos rrezikuar që Xhaka të shkonte drejt skadencës zgjatën bashkëpunimin deri në 2025-ën, transmeton SS. Zyrtarizimi i kontratës së re ende nuk ka ardhur por është vetëm çështje orësh.