- Kontakti fizik i një përqafimi ndërton besimin dhe ndjenjën e sigurisë. Kjo ndihmon edhe një komunikim të hapur dhe të ndershëm. Ta zgjasësh një përqafim ngre nivelin e serotoninës, humorin dhe krijon lumturi.
- Përqafimet mund të rrisin nivelin e oksitocinës, e cila shëron ndjenjat e vetmisë, izolimit dhe zemërimit.
- Përqafimi forcon sistemin imunitar. Presioni i butë në kafazin e kraharorit dhe ngarkesa emocionale që krijon aktivizon energjinë e brendshme. Kjo stimulon gjendrat që rregullojnë prodhimin e rruazave të bardha të gjakut që ju ndihmojnë të jeni të shëndetshëm dhe pa sëmundje.
- Përqafimi nxit vetëvlerësimin. Që nga koha që kemi lindur prekjet në familje na tregojnë se të tjerët na duan dhe se jemi të veçantë. Lidhja e vetëvlerësimit dhe prekjes nga familjarët në vitet e fëmijërisë ndikojnë ende në sistemin tonë nervor si të rritur. Përkëdheljet e marra nga prindërit janë të skalitura në nivelin qelizor dhe përqafimet na kujtojnë për këtë.
- Përqafimi qetëson muskujt, pasi çliron tensionin e trupit. Përqafimet mund të largojnë dhimbjet apo ta zbulin atë duke rritur qarkullimin në indet e buta.
- Përqafimi balancon sistemin tonë nervor. Në momentin kur marrim apo japim një përqafim, efekti në lëkurë tregon për një gjendje të balancuar të sistemit nervor parasimpatik.
- Përqafimi na mëson të japim dhe marrim. Ka një vlerë të barabartë në marrjen dhe të vlerësuarit e ngrohtësisë, si dhe të dhënit. Përqafimi na edukon se si dashuria rrjedh në të dyja rrugët.
- Përqafimi është si meditimi dhe e qeshura. Ato na mësojnë si t’i kalojmë disa gjëra dhe të jetojmë momentin. Na inkurajojnë të lëmë të rrjedhë energjinë e jetës. Përqafimi i marrë na nxjerr nga çëshjet e të menduarit dhe lidhet me zemrën dhe ndjenjat dhe frymëmarrjen.
- Energjia e shkëmbyer mes personave në përqafim është një investim në një marrëdhënie. Ajo inkurajon empatinë dhe kuptueshmërinë. Dhe, është sinergjike, që nënkupton që do të thotë se e gjitha është më shumë se sa totali i pjesëve të saj: 1 + 1 = 3 ose më shumë. Kjo sinergji ka shumë mundësi të rezultojë e favorshme në shumë situata.