Disa hapa për qerpikë të gjatë e voluminozë

Për qerpikë të gjatë, të dendur dhe voluminozë gjithçka që ju duhet janë këta tre përbërës:

  1. Vaj kastori është i pasur me acide yndyrore që u jep qerpikëve fuqi, i trashë dhe i bënë ato të duken më të dendur.
  2. Vaji i bajameve është i pasur me kalcium dhe magnez që zbusin dhe hidratojnë qerpikët.
  3. Vitaminë E shërben për të forcuar qerpikët.

Përgatitja: Hidhni nga një masë të vogël të secilës prej këtyre 3 përbërësve, nga një lugë çaji për secilin prej vajrave esenciale dhe 1 kapsulë vitamin E dhe përziejini së bashku. Më pas hidheni në një shishe të vogël dhe më një furçë qerpikësh aplikojeni atë çdo natë para se të flini.

Shumë shpejt do të fitoni qerpikë të plotë, të dendur dhe të gjatë duke i bërë sytë të duken më joshës dhe shprehës.