Ballina E spikatur Hidhet shorti i Champions League

Hidhet shorti i Champions League

Është hedhur shorti në UEFA Champions League për sezonin 2021/22.

Shorti ka hedhur përballë njëri-tjetrit gjigantët Evropian si Manchester City vs Paris Saint Germain, Atletico vs Liverpool, Inter vs Real Madrid sërish në një grup së bashku e Bayern vs Barcelona.

Natyrisht, e gjithë vëmendja do të jetë te City dhe PSG, me spekulimet që rriten se CR7 do të transferohet në Angli, çka do të thotë se tifozët do të kenë mundësi të shijnë të tjera përballjes mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Interesante do të jenë edhe sfidat Bayern vs Barcelona, pasi të gjithë ende e kanë në mendje atë turpërim që gjermanët i bën spanjollëve.

Grupi A: Manchester City, PSG, Leipzig, Clube Bruge

Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, Milan

Grupi C: Sporting, Dortmund, Ajax, Beshiktash

Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakhtar, Sherif Tiraspor

Grupi E: Bayern, Barcelona, Benfica, Dinamo Kiev

Grupi F: Manchester United, Villarreal, Atalanta, Young Boys

Grupi G: Lille, Sevilla, Salzburg, Wolfsburgu

Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo