Disa këshilla si të dilni nga depresioni

Të menduarit për ushqimin ose filxhanin tuaj të parë të kafesë mund të jetë motivim i madh dhe hap i rëndësishëm për të dal nga gjendja depresioni.

Për të dal nga depresioni provoni të vendosni një alarm në telefonin tuaj dhe mundohuni të kryeni aktivitete që juve iu bëjnë të ndiheni mirë.

Përqendrohuni në atë që ju rrethon, bëhuni më pozitiv dhe kujtoni vetës se ju mund ta nisni, ta vazhdoni dhe përfundoni ditën mirë.

Shpenzoni disa minuta në ditë me dikë që ka efekt pozitiv në disponimin tuaj, shkruan Healthline.

Motivohuni me rutinën, mos nxitoni të ngriheni dhe të përgatiteni dhe të hiqni të gjithë kënaqësinë e mëngjesit, por mundohuni që të përdorni forma të tjera motivimi për t’u ngritur, si për shembull telefoni juaj.

Mbajeni rreth 15 minuta telefonin dhe jepini vetes kohë për të krijuar një rutinë që do t’ju pëlqejë.