Dobitë e vrapimit për shëndetin e njeriut

 

Meqenëse çdo lloj trupi është i ndryshëm, njerëzit mund të shfrytëzojnë gjëra të ndryshme për të arritur qëllimin e dëshiruar të peshës. Mayur Gharat, influencer i stilit të jetesës dhe fitnesit thotë se kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ushtrimeve ekonomike e efikase, vrapimi dallohet si pretendent kryesorë.

Vrapimi ndihmojnë në ndërtimin e qëndrueshmërisë, forcimin e muskujve të zemrës, mbajtjen e një peshe të shëndetshme, densitetin e kockave, rritjen e jetëgjatësisë dhe përmirësimin e aftësisë së përgjithshme.

Përmirëson qëndrueshmërinë kardiovaskulare

Vrapimi është një ushtrim i shkëlqyer për të përmirësuar sistemin kardiovaskular, duke forcuar muret e zemrës dhe duke rritur efikasitetin e tij të përgjithshëm. Ai gjithashtu mbështet rrjedhjen e shëndetshme të gjakut dhe zvogëlon nivelet e kolesterolit të keq në trup. Njerëzit që vrapojnë çdo ditë kanë tendencë të kenë zemra më të forta dhe puls të ulët, të cilat zvogëlojnë rrezikun për të zhvilluar hipertension ose probleme të tjera kardiovaskulare me 35-55 përqind.

Zvogëlon ngarkesën mendore

Vrapimi në nivele të moderuara ose të fuqishme ndihmon trupin tuaj të lëshojë kimikate në tru si endorfinat dhe serotoninën, të cilat zvogëlojnë nivelet e stresit dhe ankthin.

Pastron mushkëritë

Vrapimi ndihmon për të pastruar mushkëritë tuaja duke hequr dioksidin e karbonit të tepërt, duke hequr mukozën dhe madje edhe gëlbazën. Përveç kësaj, vrapimi ndërton aftësinë e qëndrueshmërisë së muskujve të frymëmarrjes, duke lejuar frymëmarrje më të plotë dhe efikase, gjë që ndihmon në parandalimin e rrezikut të çrregullimeve të lidhura me mushkëritë.