Në Turqi kanë përfunduar studimet paraprake për dronët e ngarkesave.
Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil ka përcaktuar si korridor të parë ajror për transportin e mallrave me dron linjën Stamboll-Eskişehir-Ankara.
Në një prononcim për TRT-në, drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil, Kemal Yüksek, njoftoi se modelimi ishte kryer së pari për linjën Stamboll-Eskişehir-Ankara.
Me këtë studim, i cili do të jetë i pari në botë, kushtet për transportin e ngarkesave me dron do të përcaktohen me rregulla strikte. Do të sqarohen shumë detaje të tilla si: itinerari që do të ndiqet, në çfarë lartësie do të fluturojnë dronët dhe pikat e uljes dhe ngritjes së tyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil po kryen gjithashtu një studim të detajuar mbi dronët në Turqi. Ajo ka regjistruar më shumë se 50.000 dron deri më sot. Kurse numri i pilotëve të licencuar është afërsisht 600.000.