Ballina E spikatur Domatja forcon kockat, mbron zemrën, zbut lodhjen dhe stresin

Domatja forcon kockat, mbron zemrën, zbut lodhjen dhe stresin

Domatja është plot me fibra, vitamina, minerale dhe fito-nutrientë dhe kjo është arsyeja pse është e pazëvendësueshme në çdo tryezë.

Është e pasur me vitamina B6, C dhe K, përmban beta karoten, biotin, niacin, kalijum, fosfor, kalcium, hekur, zink dhe selen, si dhe shumë acide organike si thartira e limonit dhe mollës, të cilat përcaktojnë shijen karakteristike të domates.

Veprimi i kombinuar i hekurit dhe vitaminës C, që i përmban domatja, ndihmon në sintezën e hemoglobinës dhe formimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut, duke ndihmuar në parandalimin ose trajtimin e llojeve të ndryshme të anemisë.

Për shkak se përmban vitaminë C, kalcium dhe fosfor, domatet janë shumë të mira për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Domatja përmirëson funksionin e zemrës duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit. Gjithashtu parandalon oksidimin e kolesterolit, i cili është nga hapat e parë në formimin e pllakave aterosklerotike.

Likopeni, i gjetur në domate, përmirëson aftësinë e lëkurës për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme UV. Meqenëse është i pasur me vitamina A dhe C, e bën atë të dobishëm duke zvogëluar plakjen e lëkurës dhe duke hequr papërsosmëritë e lëkurës.

Përmbajtja e lartë e kaliumit dhe fosforit në lëngun e domates së kuqe ndihmon në zbutjen e simptomave të stresit dhe lodhjes, si dhe lehtëson ngërçet e muskujve.