Drita gjatë ditës së sotme do të luaj ndeshjen e fundit parasezonale para nisjes së edicionit të ri.
Kaltërbardhët në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan, e mirëpresin skuadrën e inkuadruar në elitë Ulpianën.
Kjo përballje do të zhvillohet nga ora 17:30, ku edhe në këtë ndeshje do të testohet sistemi VAR.
Ndërsa, kjo ndeshje do të jetë pa praninë e shikueseve, shkak i kësaj është rrethanat teknike.
Kurse, dueli ndërmjet Dritës dhe Ulpianës gjithashtu do të transmetohet direkt në faqen zyrtare të skuadrës gjilanase.