Dronët autonomë që mund të ndhmojnë në bujqësi dhe raste fatkeqësish

Dronë të vegjël autonomë, të krijuar për të menduar dhe lëvizur si bletët, mund të revolucionarizojnë të ardhmen e bujqësisë, misionet e kërkim-shpëtimit si dhe shumë fusha të tjera. Në materialin në vazhdim korrespondentja e Zërit të Amerikës Julie Taboh shtjellon disa nga aftësitë e këtyre dronëve të veçantë.

“Ata janë mekanizma fluturues shumë të vegjël të pajisur me kamera, sensorë dhe kompjuter që janë në gjendje të perceptojnë botën ((Courtesy: University of Maryland)) …të mendojnë, marrin vendime dhe veprojnë si duhet.”

Së shpejti këta dronë autonomë do të jenë në gjendje të ndihmojnë në pllenimin e luleve, ose të punojnë në mjedise që janë të rrezikshme për njerëzit.

Kur të dalë në treg, kjo teknologji do të jetë shumë e dobishme për operacionet e kërkim-shpëtimit në raste fatkeqësish, inspektimin e urave si dhe në bujqësi”, thotë profesori Yiannis Aloimonos.

Dronët nuk telekomandohen nga njeriu. Ata përdorin vizionin kompjuterik për të “parë” pengesat gjatë fluturimit, si dhe inteligjencën artificiale për të përcaktuar rrugën më të mirë që duhet të ndjekin.