FIFA ndryshon rregulloren, lajm i mirë për Kosovën

FIFA ka ndryshuar rregulloren e deritanishme, që ua mundësonte klubeve të bllokojnë lojtarët të shkojnë në ekipe kombëtare, shkaku i koronavirusit, raporton Daily Mail.

Kjo rregullore kishte hyrë në fuqi nga vera e vitit të kaluar pas rasteve të shumta me Covid-19 në botë.

Nga ky ndryshim do të përfitojë edhe kombëtarja e Kosovës, pasi që vitin e kaluar shumë klube kishin shfrytëzuar këtë mundësi për ndalur lojtarët.