Satelitët mund të parashikojnë shpërthimin e vullkaneve

Hulumtuesi Tarsilo Girona me Universitetin e Alaskës është autor kryesor i një raporti që studion të dhënat satelitore me synimin për të zbuluar aktivitetet e ardhshme vullkanike.

Hulumtimi tregon se në parim, ne mund të përdorim shenjat nga çlirimi i nxehtësisë, që vërehet në sipërfaqen e vullkaneve. Këto të dhëna mund t’i përdorim për të parashikuar më mirë aktivitetin vullkanik”, thotë zoti Girona.

Përmes instrumenteve satelitore, NASA studioi për 16 vite rrjesht çlirimin e nxehtësisë. Shkencëtarët gjetën se në vitet në prag të shpërthimit, temperatura në sipërfaqen e vullkanit u rrit me rreth një gradë celsius.

Një prej detyrave tona kryesore është vëzhgimi i vullkaneve në kohë reale. Në bazë të kësaj metodologjie të re ne do të ofromë të dhëna shtesë që mund të përdoren për të kuptuar më mirë aktivitetin e vullkaneve aktive dhe parashikuar shpërthimet”, thotë hulumtuesi Tarsilo Girona me Universitetin e Alaskës.

Zoti Griona thotë se duke shtuar mjetet e reja për zbulimin, shpërthimi i një vullkani mund të parashikohet disa muaj ose vite më herët.

Ne kombinojmë metodologji të ndryshme për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh në shtresën e poshtme dhe parashikuar aktivitetin vullkanik. Zakonisht, parashikimi nuk mund të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kombinimi i metodologjive të reja dhe të dhënave na çon pranë parashikimeve më të sakta të shpërthimeve vullkanike.