Ftohen të rinjtë/rejat nga Komunat: Drenas, Mitrovicë, Istog, Podujevë dhe Viti që të aplikojnë për trajnime në njërin nga sektorët përkatës, sipas tabelës së mëposhtme:
Në 8 sektorë do të kemi nga 2 grupe të të rinjve për trajnime profesionale | ||||||||||
Nr. | Komuna | Perimtari | Pemtari | Bimë mjekësore | Blegtori | Përpunim i perimeve | Përpunim i pemëve | Përpunim i qumështit | Përgatitja e ushqimit tradicional | |
1 | Drenas | 1 | 1 | 1 | 1 | |||||
2 | Viti | 2 | 1 | 1 | ||||||
3 | Podujevë | 1 | 2 | 1 | ||||||
4 | Mitrovicë | 2 | 2 | 2 | ||||||
5 | Istog | 2 | 2 | 2 |
IADK është duke zbatuar projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë” në komunat: Drenas, Gjilan, Kamenicë, Viti, Podujevë, Mitrovicë, Rahovec, Pejë, Istog dhe Zubin Potok. Projekti është dy vjeçar (2018/2019), dhe në vitn e parë aktivitetet do të zbatohen në 5 komuna, ndërsa vitin e dytë në 5 komunat tjera.
Trajnimet për grupet e të rinjve në sektorët e lartcekur do të mbahen në komunat përkatëse si në tabelë, dhe do të jenë nga 10 ditë trajnimi të kombinuara teori-praktik, një vizitë brenda Kosovës, ndërsa pas përfundimit secili nga përfituesit që kanë ndjekur rregullisht trajnimet, do të furnizohen simbolikisht me pajisje esenciale për punë, varësisht nga veprimtaria e tyre për të cilën janë trajnuar, dhe po ashtu gjatë ditëve të trajnimit do të mbulohen shpenzimet e transportit dhe ushqimit me një shumë simbolike.
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë që:
- janë të papunë me moshë 18-29 vjeç
- të kenë nivel të ulët të arsimit apo trajnimit
- t’u përkasin familjeve që jetojnë në zona rurale
- të kenë vullnet për të filluar veprimtarinë e tyre bujqësore
- të kenë potencial për aktivitete bujqësore (tokë, uji, bagëti etj)
Aplikacionet mund t’i merrni në drejtoritë për bujqësi në komunat përkatëse, ose online në faqet e internetit:www.iadk.org, ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara po ashtu dorëzohen në komunat përkatëse deri më 24.02.2018.
Për ta shkarkuar aplikacionin klikoni këtu
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).