Ballina E spikatur FUTBOLLISTËT E ANGLISË KANË VENDOSUR TË DHUROJNË BONUSIN E “EURO 2020”

FUTBOLLISTËT E ANGLISË KANË VENDOSUR TË DHUROJNË BONUSIN E “EURO 2020”

 

Ata do të dhurojnë bonusin (9.4 milion sterlina) që do të marrin nga fitimi i kampionatit europian të futbollit për shoqatat bamirësisë të NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar).

Një gjest për t’u vlerësuar, nga një grup futbollistësh që e ka kualifikuar Anglinë në finale të EURO 2020 dhe synon të fitojë për herë të parë një Europian.

Në rast fitoreje sonte, për Federatën Angleze të Futbollit UEFA jep një bonus prej 10 milion eurosh, ndërkohë që rreth 20 milion i ka arkëtuar deri më tani me kualifikimin në finale.