Shteti gjerman përmes ambasadës së saj në Kosovë, i ka dhuruar Policisë së Kosovës donacion, 20 vetura të reja të tipit ”Dacia”.
Drejtori i policisë Samedin Mehmeti, ka falënderuar shtetin gjerman për ndihmën që po i bënë policisë së vendit, duke treguar se këto makina do të përdoren për policinë kufitare anë e kënd vendit, duke tentuar dhe që të luftojnë kontrabandën kufitare.
E kjo nuk është hera e parë që shteti gjerman i dhuron Kosovës donacion të tillë. Dy vjet më parë ata i dhuruan Kosovës 10 makina të tjera.