HAPEN LOJËRAT OLIMPIKE 2020, 1 MINUTË HESHTJE PËR VIKTIMAT E COVID-19

Në një stadium prej 1.5 mld dollarësh që mund të mbajë gati 70 mijë njerëz, atletë nga e gjithë bota kanë parakaluar në një hapësirë gati gati të zbrazët por në një ceremoni spektakolare. Kjo për shkak të pandemisë së COVID.

Lojërat Olimpike 2020 kanë startuar në Tokio me një minutë heshtje në nder të viktimave për shkak të pandemisë së COVID.

Në shkallët e stadiumit gjigand janë ulur vetëm 950 spektatorë VIP, mes të cilëve 800 të huaj dhe 150 nga e “zonja e shtëpisë”, Japonia. Në nisje të ceremonisë delegacioni i Tokios mbajti flamurin kombëtar japonez, ndërsa të gjithë përfaqësuesit u shfaqën me maska anti-COVID. Kosova parakaloi si shteti i 67-të, me tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë.

Në të gjithë stadiumin organizatorët kanë vendosur mbulesa sediljesh me ngjyra të ndryshme për të krijuar idenë sikur në shkallët e tij ka mbështetës për sportistët. Këto masa janë vendosur duke pasur parasysh faktin që shifrat e COVID në Tokio kanë ardhur në rritje përgjatë ditëve të fundit.

Nisja e ceremonisë u shoqërua me disa protesta në rrugët e Tokios, ku shumë qytetarë me pankarta në duart u shprehën kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike në Tokio në3 mes të pandemisë. Olimpiada e Tokios në 2020 u vonua me një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.