Inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për shpejtësinë e internetit dhe është aq i shpejtë sa do të mund të shkarkoni gati 80 mijë filma në vetëm një sekondë.
Sipas shkencëtarëve shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë.
Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejt dhe rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA (42 megabit për sekondë).
Aktualisht kjo shpejtësi marramendëse në internet është në dorë të inxhinierëve megjithatë është premtuese edhe për të ardhmen e qytetarëve.