Këshilla dhe udhëzime që ndihmojnë fëmijët për një lundrim të sigurt në internet

Interneti është një rrjet global i kompjuterave të lidhur që janë në gjendje të komunikojnë nëpërmjet kabllove, linjave telefonike dhe satelitëve. Lidhja me internet ju mundëson për të transmetuar dhe shpërndarë informacione, të cilat mund të jenë në formë të tekstit, fotografisë, videos, muzikës etj. Ky zbullim solli risi në komunikimin mbarënjerëzor pasi lehtësoi komunikimin midis njerëzve. Po përdorimi i internetit ka dhe anët negative sidomos kur bëhet fjalë për moshat e mitura. . . Interneti dhe bota virtuale po rrëmben edhe të vegjlit. 60% te kohës fëmijët shqiptare e kalojnë në rrjetet sociale dhe lojëra online. Pas nje anketimi te kryer ne shkollat e vendit dhe rezultoi se nxënësit e përdorin ne masë internetin. Por autoriteti kombëtar per sigurinë kibernetike thotë se ky fenomen ka prekur edhe më të vegjëlit, ndërsa ka shtuar friken e prindërve për pasigurinë e tyre.

Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë por një nevojë e domosdoshme për ata. Të gjithë fëmijët kanë një sërë të drejtash që duhet të respektohen, edhe në internet. Ata kanë të drejtën për të mos u shqetësuar, ofenduar apo ngacmuar nga përdoruesit e tjerë. Ata kanë të drejtë të komunikojnë dhe gjithashtu të argëtohen. Në anën tjetër, fëmijët kanë të drejtë të marrin informacione dhe të ketë përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre, dhe ne mund të themi se zhvillimet teknologjike kanë gjeneruar mundësi të reja që përfshijnë të drejtën për të prodhuar informacion, për të shprehur veten e tyre dhe për të gjeneruar ide. Tani ata janë protagonistë të internetit, dhe jo vetëm konsumatorët pasiv. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë në vitet e fundit shoqërohet njëkohësisht edhe ekspozimin e fëmijëve ndaj risqeve të shfaqura si rrjedhojë e lundrimit jo të sigurt të fëmijëve në internet. Prandaj ne si shoqëri duhet të marrim masa në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt.

RREZIQET NDAJ TË CILAVE JANË TË EKSPOZUAR FËMIJËT

Përpos lehtësirave dhe avantazheve që Interneti ofron, duhet thënë që duke pasur parasysh që janë miliona njerëz që përdorin internetin, atëherë edhe numri i keqpërdoruesve është i madh. Përdorimi i internetit nga fëmijët është rritur dhe në këtë aspekt, kërkime të ndryshme kanë gjetur se fëmijët që e përdorin internetin më shumë, kanë mundësi që të mësojnë më shumë dhe të ekspozohen ndaj rreziqeve më shumë. Edhe pse ka rreziqe në internet, fëmijët nuk mund të kufizohen nga përdorimi i internetit, sepse në ditët e sotme përdorimi i internetit është një pjesë natyrore e zhvillimit të fëmijëve. Edhe në Shqipëri me ritmet e shpejta të përhapjes së përdorimit të internetit edhe përdorimi i tij nga fëmijët është rritur por, në të njëjtën kohe edhe ekpsozimi ndaj rreziqeve është i madh. Sipas një studimi të bërë nga organizata World Vision në vitin 2014 rreziqet më kryesore të perceptuara nga fëmijët jane ato të lidhura me përmbajtjen, pasuar nga ato të lidhura me sjelljen dhe më pas ato të lidhura me kontaktet.

Fëmijët duhet të kuptojnë se ata duhet t’u përmbahen disa rregullave në mënyrë që të jenë më të sigurt kur janë online. Prandaj, siguria në internet është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të mësohemi që të mbrohemi nga keqbërësit kur përdorim internetin.

Më poshtë janë listuar disa nga rreziqet më të hasura online:

1. Përmbajtja e paligjshme dhe e papërshtatshme

Interneti ofron burime të ndryshme informacioni dhe argëtimi. Burimet janë nga ato më të besueshmet, të licensuarat deri te faqe pirate të paliçensuara. Jo të gjitha përmbajtjet që janë në internet janë të përshtatshme për të gjitha moshat. Disa nuk rekomandohen të shikohen nga fëmijët e moshave nën 18 vjeç. Kjo për arsye se fëmijët e kësaj moshe ende nuk janë të gatshëm për të parë këto informacione pasi në të kundërt mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre. Lehtësia për të lexuar këto përmbajtje tregon se fëmijët janë të ekspozuar ndaj risqeve.

Nëse shikoni pamje me përmbajtje të papërshtatshme, jeni të ekspozuar ndaj disa rreziqeve:

• Ndikon negativisht te zhvillimi psikologjik dhe mendor i fëmijës;

• Nxit dhe provokon dëshira seksuale;

• Provokon sjellje të papërshtatshme seksuale;

• Keqedukim për çështjet e seksualitetit;

• Mund të shkaktojë ose nxisë përdhunimin;

Çfarë mund të bëni ju?

• Përpiquni të respektoni kufizimet e moshës;

• Kuptoni që jo çdo informacion që mund të gjendet në internet është i besueshëm;

• Kuptoni që materialet që nuk janë të dedikuara për ju nuk duhet të shikohen nga mosha juaj;

• Mos jepni të dhëna personale;

• Bisedoni me prindërit tuaj për të identifikuar bashkarisht faqet dhe burimet serioze të informacionit;

• Mos shkarkoni dhe dërgoni foto dhe video me përmbajtje të papërshtatshme;

2. Cyberbullying

“Cyberbullying” është kur një fëmijë apo adoleshentë është kërcënuar, keqtrajtuar, poshtëruar, tallur, ofenuar ose është vënë në shënjestër në mënyrë të qëllimshme nga një fëmijë ose adoleshent tjetër duke shfrytëzuar përdorimin e internetit, teknologjitë interaktive dhe digjitale ose telefonat celularë. Cyberbullying zakonisht nuk është një komunikim një herë, mund te ndodhë në vazhdimësi.

Ka shumë forma të shfaqjes së cyberbullying, mirëpo këto janë më të shpeshtat:

• E-maile, mesazhe kërcënuese, fyese, tallëse, paragjykuese etj;

• Postimet tallëse ose fyese në rrjetet sociale;

• Etiketime (pseudonime) fyese nëpërmjet postimeve në rrjete sociale ;

• Postim i fotografive, videove të personave të tjerë pa miratimin e tyre, me qëllim tallës dhe fyes;

• Krijimi i profileve fallse në rrjetet sociale në emër të një individi tjetër me qëllim talljeje apo fyerjeje;

Aspekte pozitive të përdorimit të medias sociale:

• Media sociale lehtëson zhvillimin e ekspertizës teknike dhe të kuptuarit praktik të teknologjisë nga fëmijët;

• Ndihmon fëmijët të mbajnë kontakte intensive me të afërmit dhe miqtë;

• Ndihmon në zhvillimin e prespektivave për çështjë të ndryshme;

• Mësojnë gjëra të reja dhe shkëmbejnë ide;

• Motivon fëmijët të bëhën e pjesë e diskutimeve të ndryshme dhe inkurajon lirinë e të shprehurit;

Aspekte negative të përdorimit të medias sociale:

• Media sociale nuk siguron kontroll të mjaftueshëm të informacionit. Duke lundruar në median sociale fëmijët mund të ndeshen me faqe interneti të pahijshme, të dëmshme që mund të ndikojnë në procesin e tyre të të menduarit;

• Cyberbulling është një tendencë tjetër që fëmijët mund të ndeshen në median sociale. Cyberbulling ka efekte të rrezikshme dhe ndonjëhere fatale. Ky fenomen shkakton shumë viktima çdo vit;

• Humbje kohe. Duke shpenzuar shumë kohe ne median sociale mund të ndikojë negativisht duke interferuar me aktivitetin e përditshëm të fëmijëve. Varësia mund të manifestoje në vetvete një sërë simptomash që mund të ndikojnë në shëndetin fizik të fëmijëve;

• Media sociale mund të ndikojë në aftësinë e fëmijës për të zhvilluar marrdhenie të shëndetshme interpersonal;

• Përdorimi i medias sociale kryesisht gjatë natës ka një impakt të rëndësishëm në aspektin emocional dhe në cilësinë e gjumit duke e lidhur atë më nivele të larta të ankthit;

Çfarë mund të bëni?

• Mos iu përgjigj mesazheve cyberbullying;

• Ruani mesazhet në orën dhe datën që i keni marrë si dëshmi në rast raportimi. Ruaj Print Screen-et, e-mailet, tekstet e mesazheve;

• Bllokoni aksesin e atyre personave me të cilët nuk dëshironi të komunikoni;

• Nëse keni pranuar mesazhe me përmbajtje fyese apo kërcënuese, nuk është faji juaj. Tregojuni menjëherë prindërve apo një të rrituri të besuar.

• Bisedoni me një të rritur, familjar, të afërm për ngacmimet që ke pasur. Ndihmojini prindërit tuaj të kuptojnë situatën dhe shqetësimet që ju po kaloni;

• Mundohuni ta identifikoni personin i cili ju ngacmon

• Mos u hakmerrni ndaj atyre që ju ngacmojnë;

• Kërkoni ndihmë. Bisedoje me mësuesin tënd, psikologun e shkollës etj;

• Heshtja, kur të tjerët janë duke u lënduar, nuk është e pranueshme. Nëse i lejoni në të vazhdojnë t’iu mundojnë, t’iu vënë në siklet cyberbullying nuk do të ndalet;

3. Lojërat Online

Interneti sot mundëson faqe të ndryshme të cilat ofrojnë argëtim nëpërmjet lojrave të tyre kompjuterike. Ju mund të luani me kompjuter, telefona celulare në rrjete sociale etj.

Nëse luani lojëra në internet, jeni të ekspozuar ndaj disa rreziqeve:

• Ka persona të rritur, që përfshihen në lojë bashkë ju. Ata shpesh herë ata shtiren sikur janë fëmijë për të krijuar shoqëri. Por qëllimi i tyre mund të mos jetë i mirë. Ata mund të duan të fitojnë besimin tuaj me qëllim që mund t’iu bëjnë keq më vonë.

• Gjatë lojës shpeshherë shfaqen (faqe interneti të cilat hapen vetë) në ekranin tuaj. Përgjithësisht janë reklama, por mund të këtë edhe faqe me përmbajtje të papërshtatshme. Hapja e tyre automatikisht rezikon kompjuterin që po përdorni duke qënë se ato mund të jenë burim virusesh të cilat dëmtojnë gjendjen e tij.

Çfarë duhet të bëni?

• Përdorni pseudonime gjatë lojës, në mënyrë që të mos zbulohet identiteti juaj. Mos i ndani informacionet tuaja personale (identitetin, adresen, numrin e telefonit, foto personale etj) me njerëz të panjohur;

• Rekomandohet të pyesni prindërit para se të filloni të luani ndonjë lojë të re. Merrni miratimin e tyre paraprakisht. Ata ju ndihmojnë të zgjedhni lojërat më të sigurta;

• Informohuni për varësine psikoligike që mund të krijojë përdorimi i tepërt i saj;

• Mos e lejoni veten të bëhesh i varur pas lojërave në internet, sepse kjo mund të kushtojë shumë në shëndet, mësime dhe financiarisht;

• Mbroni llogaritnë tënde kur e hapni duke i vendosur një fjalëkalim të fortë. Fjalëkalimet (password) e forta kanë së paku tetë karaktere dhe përfshijnë një kombinim të shkronjave të mëdha, numrave, shkronjave të vogla, dhe simboleve;

• Ftoni prindërit të bashkohën në lojë. Në këtë mënyrë ata mund të vlersojnë nga afër lojën;

• Mos përdorni lojëra të pa licencuara (lojëra pirate);

4. Varësia nga interneti

Termi “Varësia nga interneti” përdoret për të shpjeguar përdorimin e tepruar të internetit. Përdorimi i pakontrolluar i internetit mund të ndikojë negativisht në jetën e përditshme, në punë, dhe aspekte të tjera të jetës shoqërore. Mund të njihet edhe si varësia nga kompjuteri apo varësia online.

Disa nga karakteristikat që fëmijët paraqesin në këto raste:

• Shpenzojne periudha të gjata kohore në internet dhe nuk e menaxhon dot kohën;

• Bëhen shumë të mbydhur në vetvete dhe agresiv;

• Preferojnë të komunikojnë më shokët e tyre online se me miqtë e tyre reale;

• Preferojnë të luajnë për orë të gjata në lojrat online se sa lojrat reale;

• Zbehet jeta e tyre sociale- kulturore;

• Kohë e pamjaftueshme për të përgatitur detyrat e shtëpisë;

• Lodhje mendore;

• Probleme dhe efekte negative shëndetësore;

• Probleme pagjumësie;

• Ndikim negative në marrëdhëniet familjare, prishje e raporeve me shoqërinë;

Çfarë mund të bëni ju ?

• Kërkoni ndihmë nga prindërit apo kujdestarët tuaj;

• Kaloni me tepër kohë me miqte tuaj, dilni bashke, luani bashke, pra argëtohuni me ta;

• Kerkoni ndihmën e një psikologu/e ose mësuesit në shkollë;

5. Njohjet me njerëz të panjohur

Faqe të ndryshme në internet dhe rrjetet sociale, dhomat e chatit etj, ofrojnë mundësi të ndryshme krijimin e njohjeve të reja me miq të rinj virtual. Si rrjedhojë mund të takoni edhe njerëz të cilët nuk kanë asnjë qëllim të mirë ndaj jush. Ata përgjithësisht janë të rritur të cilët fshihen pas profileve dhe identiteteve false. Informacioni që ata përcjellin për vetem e tyre mund të jetë i trilluar. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në rast se kërkojn të ketë një takim nga afër me ju. Rekomandohet ta diskutoni më parë me prindërit tuaj.

Këshilla për fëmijët

• Mos jepni informacion rreth adresës së shtëpisë, shkollës apo numra telefoni personave të panjohur dhe/ose atyre të njour nëpërmjet internetit;

• Mos shkarkoni foto ose video të dërguara nga adresa/persona të panjhur ose të njohur nëpërmjet internetit;

• Mos i dërgoni fotografitë tuaja personale ndonjë të panjohuri. Nuk mund ta dini se si mund të përdoren ato prej tyre;

• Tregojuni menjëherë prindërve, familjarëve më të rritur, mësueses tuaj nëse ndiheni të rrezikuar ose të frikësuar;

• Kujtoni se personi që ju mund të njihni në internet mund t’iu thotë se është moshatari juaj, por në të vërtetë mund të jetë një i rritur i cili kërkon t’iu lëndojë;

• Mos lini takim dhe mos u takoni me asnjë person me të cilin jeni njohur nëpërmjet internetit;

• Asnjëherë nuk e dini se kush qëndron në anën tjetër të kompjuterit! Tregohuni të kujdesshëm!;

• Bisedojeni me mësuesin tuaj dhe psikologun e shkollës;

 

REKOMANDIME:

Prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe më kontrollues ndaj veprimeve të fëmijëve. Duhet të dëgjojnë më me kujdes çdo shqetësim apo bisedë të fëmijëve në lidhje me ngacmimet në internet. Duhet t’i këshillojnë fëmijet e tyre për të mirat por edhe “të këqijat” që sjell interneti në jetën e tyre familjare dhe shoqërore./PortaliShkollor