KËTO JANË ÇMIMET E BILETAVE PËR NDESHJEN PRISHTINA-CONNAS

KF Prishtina do të zhvillojë të martën ndeshjen e parë kundër skuadrës nga Uellsi Connas në kuadër të Ligës së Konferencave.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00 dhe do të luhet para tifozëve pasi që është lejuar rikthimi i tyre në 30% të kapacitetit të stadiumit.

Kampioni i Superligës së Kosovës tashmë ka publikuar edhe çmimet e biletave për të parë këtë ndeshje.

5 euro do të kushtoja bileta për në tribunën lindore, 3 ajo për tribunën jugore dhe atë veriore kurse 10 euro kushton bileta për ta parë ndeshjen nga tribuna perëndimore.