Lajçak ka mbajtur takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në një postim në Twitter, Lajçak tregoi se ka mbajtur takime të ndara me Kurtin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Këtë mëngjes kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçak.

Negociatat në Bruksel janë planifikuar të fillojnë në orën 2 pasdite, me takime bilaterale midis dy palëve me ndërmjetësuesit e BE-së.