Shëndeti oral varet shumë nga zgjedhjet ushqimore. Ndërsa ushqimet me sheqer dhe që ngjiten në dhëmbë për një kohë të gjatë përkeqësojnë shëndetin dentar, frutat, ushqimet dhe perimet e pasura me kalcium dhe proteina ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, parandalimin e dëmtimit të tyre, si dhe sigurimin e lëndëve ushqyese thelbësore për dhëmbë sa më të bardhë.
Ushqimet më të mira për dhëmbët
-Frutat dhe perimet e pasura me fibra: Frutat janë të pasura me fibra dhe pastrojnë dhëmbët e mishrat në mënyrë natyrale. Ato gjithashtu ofrojnë një stërvitje të mirë për muskujt e nofullës.
-Produktet e qumështit: Ushqimet që janë të pasura me kalcium janë të mira për smaltin e dhëmbëve, lëvozhgën e jashtme të fortë të dhëmbit.
“Qumështi, djathi dhe produktet e tjera të qumështit ndihmojnë në rikthimin e mineraleve në dhëmbë që mund të kenë humbur për shkak të vakteve të tjera dhe gjithashtu ndihmojnë në riparimin e smaltit të dhëmbëve”, thotë dentisti.
-Çaj jeshil dhe i zi: Të dy këta çajra përfshijnë polifenole, të cilat ndërveprojnë me bakteret e pllakës për të vrarë ose parandaluar zhvillimin e baktereve ose prodhimin e acidit që prishë dhëmbët.