Për herë të parë në QKUK aplikohet kirurgjia e ngushtimit të stomakut

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, respektivisht në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, për herë të parë ka filluar aplikimi i kirurgjisë së ngushtimit të stomakut, i njohur edhe si Sleeve Gastrectomia.

Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë shërbime të reja mjekësore për pacientët. Mjekët kirurgë aty kanë filluar të aplikojnë procedurën e Sleeve Gastrectomia (Kirurgjia e Ngushtimit të Stomakut)”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Kjo ndërhyrje kirurgjike kryhet në mënyrë laparaskopike dhe mundëson humbjen e peshës së tepërt, duke ulur ndjeshëm rreziqet shëndetësore që mund të shkaktojë mbipesha trupore”, thuhet tutje në këtë njoftim.