Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u bërë nëna me kohë të plotë

Për hir të një karriere dhe popullaritetit, famës, parave, ambicies, shumë aktorë dhe këngëtarë janë gati të heqin dorë nga lumturia familjare dhe martesa.

Ka të tjerë që kanë hequr dorë nga gjithçka për t`iu përkushtuar familjes dhe sidomos fëmijëve. Ato mund t`i kthehen jetës profesionale kur të duan.Fëmijët rriten shpejt. Terrenin e kanë gati gjithsesi!

Disa prej tyre i gjen më poshtë:

Uma Thurman

Në një nga intervistat e saj përpara se të lindte fëmijën e tretë, aktorja pranoi se po luftonte me ndjesinë e fajit që luftojnë nënat që punojnë. Tani ajo po merr role të vogla në filma, duke ia kushtuar pjesën më të madhe të kohës rritjes së fëmijëve.

Jessica Biel

Jessica Biel ishte një nga aktoret më të ngarkuara në Hollywood derisa takoi bashkëshortin e saj, Justin Timberlake. Çifti po rrit 2 djem — më i vogli ka lindur vitin e kaluar. Biel i ka dhënë përparësi familjes mbi karrierën e saj. Aktorja mendon se amësia është tepër e vështirë, puna më e vështirë në botë, por gjithashtu shton se është një përvojë e mahnitshme.

Jessica Simpson

Jessica Simpson dikur krijonte sensacion në muzikë në vitet ’90 dhe 2000 derisa vendosi të hiqte dorë nga karriera e saj muzikore. Tani ajo është një nënë me kohë të plotë e 3 fëmijëve dhe një biznesmene e suksesshme. Mëmësia gjithashtu e frymëzoi atë të lançonte një koleksion veshjesh për gratë shtatzëna.

Nicole Richie

Nicole Richie është një yll i shfaqjeve televizive amerikane. U bë e njohur për “The Simple Life” në 2003-2007. Pasi u martua, u bë nënë e dy fëmijëve dhe bë shtëpiake e lumtur për disa vite.

Leelee Sobieski

Leelee Sobieski është një aktore amerikane që u bë e famshme në adoleshencë për rolet e saj në “Here on Earth” dhe “The Glass House”. Sot, ajo është një figurë e respektuar në botën e artit dhe një nënë me kohë të plotë e 2 fëmijëve. Sobieski dhe bashkëshorti i saj, një stilist i famshëm i quajtur Adam Kimmel, vendosën që të dy bashkë të tërhiqeshin nga sytë e publikut dhe të fokusoheshin te familja.

Hilary Duff

Hilary Duff është një aktore dhe këngëtare amerikane, e cila dikur ishte idhulli i adoleshentëve të kohës. Pasi lindi fëmijën e saj të parë, ajo vendosi ta ndërpresë karrierën e saj televizive. Duff ia kushton shumicën e kohës 3 fëmijëve të saj, siç theksoi ajo vetë: “Gjithmonë e dija se të bëhesha nënë do të ishte përparësia ime numër një në jetë”.

Christina Aguilera

Christina Aguilera është mbi të gjitha krenare për lindjen e fëmijëve të saj. Kur Aguilera lindi fëmijën e saj të parë, u tërhoq nga qendra e vëmendjes. Tani është nënë e 2 fëmijëve dhe publikon këngë herë pas here, por ende i jep përparësi familjes mbi gjithçka.

Alicia Keys

Këngëtarja 15 herë fituese e çmimeve Grammy, Alicia Keys, është nënë e dy 2 fëmijëve. Turneu i saj i fundit i koncerteve ishte në 2013-ën. Sot, Keys merr pjesë herë pas here në disa projekte (si The Voice), por kryesisht i jep përparësi familjes dhe fëmijëve të saj.

Elizabeth Hurley

Aktorja angleze Elizabeth Hurley, e cila u bë e famshme për shkak të rolit të saj si Vanessa Kensington në komedinë hit të Mike Myers, nuk po luan më role kryesore. Hurley lindi një fëmijë si nënë beqare në vitin 2002. Siç komentoi vetë, ajo vendosi ta ketë djalin mbi punën, mbi jetën shoqërore dhe mbi çdo gjë.

Lisa Bonet

Lisa Bonet është nënë e 3 fëmijëve dhe thuajse e ka ndërprerë karrierën e saj të aktrimit. Aktualisht bën nënën dhe mësuesen e fëmijëve të saj.