Ballina E spikatur Kimmich vazhdon me Bayernin deri në vitin 2025

Kimmich vazhdon me Bayernin deri në vitin 2025

Arsyeja më e rëndësishme për zgjatjen e kontratës sime është se unë mund ta ndjek pasionin tim çdo ditë këtu në Bayern. Unë jam në një ekip ku mund të arrij gjithçka. Kjo është arsyeja pse fillova të luaj futboll në radhë të parë, sepse është argëtuese. Mynihu është bërë shtëpia e dytë për mua”, ka thënë Kimich me rastin e rinovimit.

Ne jemi të lumtur që do të vazhdojmë në të ardhmen me Joshua Kimmich. Ai është zhvilluar si një lojtar i nivelit ndërkombëtar me ne, dhe është e rëndësishme për ne që të mbajmë lojtarë të kësaj cilësie në ekipin tonë për një afat të gjatë. Me të, Bayerni ka shanset më të mira për të arritur qëllime të mëdha dhe ambicioze në të ardhmen“, tha kryetari i bordit të Bayernit Herbert Hainer.