Klinika e Pediatrisë: Pas tre vitesh kthehen shërbimet e hemodializës për fëmijët deri në pesë vjeç

Pas tre vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës 0 dhe pesë vjeçare.

Në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik, Universitar të Kosovës është angazhuar që të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme për furnizim me material harxhues, në mënyrë që në Hemodializë, pas një kohe të gjatë, të kthehet shërbimi i munguar.

Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë është hapur në vitin 2014.