Edhe pse me “blaugranat” ka fituar vetëm Kupën e Mbretit këtë vit, Messi ka fituar ndjeshëm pikë me suksesin në Copa America, i pari në karrierë me përfaqësuesen bardhekaltër.
“Messi është shumë i rëndësishëm, është kapiten dhe shembull për të tjerët”, shpjegoi trajneri në një intervistë për Barça TV. “Sezonin që lamë pas, pas një fillimi të vështirë, ai provoi edhe një herë se është lojtari më i mirë në botë”.
Koeman e vlerësoi triumfin e Argjentinës në Kupën e Amerikës si shumë të rëndësishëm për Messin: “Leo donte ta fitonte këtë Kupë pas disa vitesh pa një sukses domethënës në ekipin kombëtar. Si më i miri në botë, ai është mësuar të fitojë”.
Dhe suksesi, shtoi Koeman, do ta ndihmojë atë që të fitojë “Topin e Artë”, për t’u konfirmuar lojtari më i mirë në botë:
“Ai është kandidati kryesor për Topin e Artë për sezonin e shkëlqyeshëm që zhvilloi dhe për suksesin në Kupën e Amerikës. Për mua ai është favoriti i madh”, shpjegoi trajneri i “blaugranave”.