Uji me limon në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina. Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin.
Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Që do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij. Limoni nxit çlirimin e bikarbonatit të sodiumit në zorrën e vogël duke nxitur tretjen.
Pirja e ujit me limon që në mëngjes i jep trupit antioksidantët e nevojshëm për rigjallërimin e lëkurës dhe freskinë e saj.
Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë. Ekspertët thonë se trupi në mëngjes është tërësisht i dehidratuar. Duke e nisur ditën me një gotë me ujë me limon, trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.
Nëse i zëvendësoni pijet e ëmbëlsuara ose ato me kafeinë me ujë me limon, atëherë do të përfitoni më pak kalori dhe më shumë ushqyes të dobishëm. Kjo është një strategji fitimprurëse për trupin dhe trurin.