Është hapur seminari i gjuhës dhe letërsisë shqiptare. I pranishëm atje ishte edhe kryeministri i vendit, Albni Kurti derisa tha se albanologjia është shkencë që drejton dijen shqiptare.
“Shkenca nuk është procedurë njohjeje por transformator i madhë, dhe ajo është prodhues kulture. Sa më specifike një shkencë është aq më shumë përfshin në vete dijen, dhe në këtë pikë kam kuptuar se albanologjia është hulumtim i formave të të thënat. Ne duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes. Ne zotohemi për përpjekje maksimale dhe sukseset nuk do të na mungojnë”.
Edona Maloku, zëvendësministre e Arsimit shtoi se seminari mbart me vete një traditë të gjatë, e që mbledh studiues e studentë nga vendet e ndryshme që trajtojnë dhe promovojnë gjuhën shqipe, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
“Ky seminar mbart me vete një traditë të gjatë, çdo herë mbledh me vete studiues e studentë që trajtojnë dhe promovojnë çështjes e gjuhës dhe traditës shqiptare. Sivjet bie në sy gërshetimi i temave e që është trajtimi i lajmeve të rreme”.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti potencoi se ky aktivitet është i rëndësisë së veçantë për kombin shqiptarë.
“Dua ti përgëzojë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, për avancimin e vazhdueshëm të këtyre ngjarjeve të rëndësishme për tërë kombin në tërësi. Seminari paraqet njërin ndër forumet më të rëndësishme. Që nga themelimi i tij ky aktivitet njihet për faktin se ka mbajtur gjatë interesin e te huajve për përvetësimin e gjuhës sonë”.
Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, tha se ky edicion i këtij seminari është organizuar në kohë rekord derisa shtoi se interesimi ka qenë shumë i madhë.
“Vitin e kaluar jemi detyruar që ta shtyjmë mbajtjen e seminarit, por pikërisht në atë kohë situata pandemike nuk la asnjë hapësirë, edhe sivjet vazhduam me të njëjtin këmbëngulësi. Edhe këtë herë seminari u pa si traditë që në këto ditë na bashkon në këtë ngjarje më të rëndësishme me studimet albanologjike. Ky edicion është organizuar në kohë rekord”.