Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të ndahen një milion euro për subvencionimin e bursave për studentë dhe një milionë euro për aftësimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Kryeministri Albin Kurti tha se përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, do të ndihmohen studentët dhe talentet e reja në fushën e Teknologjisë së Informacioneve, me ofrimin e mundësisë për përfundimin e kurseve dhe trajnimeve në këtë sektor.
“Është lajm i mirë për të gjithë profesionistët e Teknologjisë së Informacionit”.