Kurti u bën thirrje profesionistëve të aplikojnë për bordet e ndërmarrjeve publike

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga profesionistët që të aplikojnë për bordet e ndërmarrjeve publike.

“Ndërmarrjet publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset si dhe të kontribuojnë në biznesin e Republikës prandaj ato duhet të udhëhiqen nga profesionistë të aftë e me integritet personal të cilët e kanë për synim zhvillimin e ndërmarrjes e jo zhvillimin e interesave të ngushta që më pas i bën ato ndërmarrje barrë për shtetin”, ka thënë Kurti në një video-mesazh që është publikuar në Facebook.

“Që kjo të arrihet ne kemi nevojë për vëmendjen dhe interesimin e secilit profesionit të fushës të cilët prej kohësh kanë pasur dëshirë të kyçen por vullneti i tyre për të aplikuar është shtypur nga bindjet që kishin për proceset e korruptuara të përzgjedhjes”.

KEK-u, Ibër Lepenci, KRU Prishtina, Infrakos, KRU Hidroregjioni Jugor Prizren, KRU Radoniqi dhe KRU Mitrovica janë disa prej ndërmarrjeve për bordet e të cilave do të hapen konkurse.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=870956176876927