Mantelbardhët në Puerto Riko ia mësyjnë plazheve për të dhënë vaksina

Zyrtarët shëndetësorë në Puerto Riko dolën në plazhe të mërkurën për të vaksinuar njerëzit ndërsa turmat filluan të mbërrinin për të festuar një traditë lokale.

Dhjetëra doza u administruan pranë oqeanit në kryeqytetin e Puerto Rikos, një territor amerikan prej 3.3 milionë njerëz ku 70% e njerëzve kanë marrë dozën e tyre të parë.

Midis tyre është Luis Pérez Mingeti, i cili u vaksinua në një plazh publik në qytetin bregdetar verior të Carolina.

Unë me të vërtetë nuk doja të bëja (vaksinën) si shumë njerëz që kanë tabu të jashtëzakonshme në lidhje me pasojat e vaksinës, por unë e kuptoj se ato janë besime të promovuara nga mediat sociale,” tha ai.

1.58 milion njerëz të tjerë në këtë qytet kanë marrë dozën e tyre të dytë.

Puerto Riko ka raportuar më shumë se 122,800 raste të konfirmuara dhe më shumë se 2,000 vdekje.