Mbappe asiston golin e Messit në stërvitjen e PSG-së

Lionel Messi duket se ka krijuar marrëdhënie të mirë menjëherë me francezin pas transferimit në “Parc des Princes”.

Paris Saint-Germain ka publikuar një video të Kylian Mbappe duke ndihmuar Lionel Messin në stërvitje për t’u dhënë tifozëve një pamje të asaj që do të vijë këtë sezon, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Argjentinasi nënshkroi zyrtarisht një marrëveshje dy-vjeçare në Parc des Princes javën e kaluar, dhe tashmë ka filluar stërvitjen me shokët e tij të rinj të skuadrës, përfshirë Mbappe, i cili është lidhur fort me një lëvizje në Real Madrid muajt e fundit.

PSG ka shpresë se Mbappe do të injorojë përparimet e Realit në favor të zgjatjes së qëndrimit të tij në Paris përtej vitit 2022 pas mbërritjes së Messit, dhe dyshja tashmë kanë krijuar një marrëdhënie të mirë në stërvitje.

Gjigantët francezë kanë postuar një video në kanalet e tyre në mediat sociale që tregojnë Mbappe duke asistuar për shokun e tij të ri të skuadrës.